Prishet miqësia mes vajzave në Fermën VIP? Artemisa e acaruar me Glorian: Më tha del direkt javën tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prishet miqësia mes vajzave në Fermën VIP? Artemisa e acaruar me Glorian: Më tha del direkt javën tjetër

Gloria ishte nga të vetmet fermere që mirëpriti hyrjen e Artemisës në “Ferma VIP”, duke i thënë konkurrentëve dyshues se njihen nga jashtë dhe ka opinion pozitiv për të.

Por gjërat kanë ndryshuar papritur dhe pikërisht mes Glorias dhe Artemisës ka nisur një konflik që ka përfshirë të gjithë fermën. “Artemisa mos të ngohë vezët se do dalë javën tjetër”, tha Gloria sot gjatë sfidës për të mbjellë lule.

Zënka mes tyre nuk përfundoi këtu, pasi modelja kishte ankesa për punën e aktores duke i thënë se ajo shkoi tek kopshti vetëm për t’i ngatërruar dhe të bëjë kujdes se nëse ajo ngre zërin, Artemisa do të dalë javën e ardhshme.

“Se kuptoj pse erdhen vajzat, sa për të prishur punë. Kjo s’është e drejtë, sjemi mushkë ne, vijnë për të bërë llogje, këtë e bëjmë edhe vet ne”, tha Gloria.

Advertisement

Kjo deklaratë ka indinjuar Artemisën, e cila e acaruar tha se do ta shohin se cila do të dalë javën e ardhshme.

“Ika se nuk do rri t’i pyes nga 700 herë, nuk do të rri në diell kot unë. Mos të më thojë ajo mua erdhi 5 minuta dhe s’bëri asgjë. Më thot edhe po bërtita unë del direkt javën tjetër, e shohim këtë ne. Unë duke ikur ajo duke folur. Të ma thoj në sy po pati aq guxim mos të flasi pas shpine se është gjëja më e ulët në botë. Ja tregoj unë këtyre, se të gjithë duan të japin mend”, ka thënë Artemisa. /vizionplus.tv

 

View this post on Instagram

 

Advertisement

A post shared by fermavip.al (@fermavip.al)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy