Pse nuk bëri dasëm Vikena Kamenica? Këngëtarja: Një nga Korça, tjetri nga Gjirokastra, bëmë llogaritë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse nuk bëri dasëm Vikena Kamenica? Këngëtarja: Një nga Korça, tjetri nga Gjirokastra, bëmë llogaritë…

Vikena Klamenica dhe bashkëshorti i saj Eriku janë prindër të një vajze të quajtur Krista. Por Vikena dhe Eriku edhe pse kanë vite të martuar, nuk kanë bërë një dasëm.

E ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Vikena ka zbuluar arsyet e vendimit për të mos bërë dasëm.

Ajo ka treguar me humor se vetë është nga Korça, bashkëshorti nga Gjirokastra, dhe kur të dy bënë llogaritë, ju dilte më me leverdi të blenin shtëpi, se sa të bënin dasëm.

Pjesë nga biseda:

Advertisement

Vikena Kamenica: Në atë periudhë me Erikun, ishte periudha që shkonte dhe vinte në Akademi si pedagog i jashtëm sa ishte futur dhe në Opera. Pas 10 vitesh jemi rinjohur, filluam të flisnim, na bënte çudi që po kuptoheshim. Kur takohesh pas 10 vitesh njerëzit ndryshojnë. Ne e kemi nisur marrëdhënien tonë si dy shokë të mirë.

Pranvera Borakaj: Të vjen keq që nuk ke bërë dasëm?

Vikena Kamenica: Absolutisht jo, kisha hallin me të ftuarit.

Advertisement

Pranvera Borakaj: Kur ishe e vogël doje fustan?

Vikena Kamenica: Ki parasysh që unë jam nga Korça ky nga Gjirokastra, kur filluam të bënim llogaritë, thamë më mirë po blemë shtëpi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy