Reduktimi i buxhetit “nevrikos” Albanon: Kemi porositur gjëra që nuk na duhen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reduktimi i buxhetit “nevrikos” Albanon: Kemi porositur gjëra që nuk na duhen

Shkurtimi i buxhetit nga ana e Agait ka qenë një sfidë e veçantë për fermerët, që ka nxjerrë në pah edhe pakënaqësitë e secilit prej tyre.

Fermeri që u mërzit më shumë ishte Albano, i cili dëgjohet në klip që ankohet për mungesë cigaresh.

Ndërkohë debati i cigareve ka vijuar edhe gjatë Prime, ku Albano është shprehur sërish që në frigorifer ka gjëra të panevojshme.

Pjesë nga biseda:

Advertisement

Albano: Unë nuk thashë për zgjedhjen e buxhetit. Në frigorifer ne kemi 26 kuti me macarpone. Është abuzuar me mirësinë e Agait. Kemi gjëra që nuk na duhen. Pse duhet të penalizohem unë nga dikush që ka porsitur mascarpone.

Ditea:  Është një porosi për ëmbëlsirë, që do e hash edhe ti Albano. Asgjë aty nuk është qejf vetjak. Çdo gjë aty, shkon për të mirën e fermerëve. Nuk kemi si të diskutojmë në lidhje me gatimet që bëhen çdo ditë.

Albano: Çfarë është bërë me macarpone?

Ditea:  Do bëhet tiramisu.

Advertisement

Albano: Po për të ngrënë Tiramisu ne kemi hequr bukën e gojës.

Fjoralba: Po cigarja nuk është bukë goje Albano?

Albano: Sa i përket kësaj që kanë hequr të gjithë nga një paketë, unë ju kam dhënë të gjithëve nga 6 paketa.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy