Revoltohet aktorja/ Telefonoi IKSHP-në për ndihmë, por askush nuk iu përgjigj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Revoltohet aktorja/ Telefonoi IKSHP-në për ndihmë, por askush nuk iu përgjigj

Aktorja nga Kosova, Aurita Agushi është revoltuar me mungesën e shërbimit të qendrës së thirrjeve në IKSHP-së për ata që dyshojnë se janë të infektuar me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vënë në dispozicion një numër për të gjithë qytetarët që duan të informohen, por Agushi ankohet se tek numri në fjalë nuk përgjigjet njeri.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, aktorja shkruan: “33 herë kam thirr prej mëngjesit në 038 20080800 – Qendra e thirrjeve e IKSHP-së dhe nuk paraqitet shpirt i gjallë. Pirolla ju qoftë!”, ka shkruar aktorja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy