Rihanna i publikoi foton, kush është modelja shqiptare me vitiligo

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rihanna i publikoi foton, kush është modelja shqiptare me vitiligo

Ndonëse 21 vjeçare, modelja Anila Krasniqi ka arritur të kapërcejë barrierat territoriale dhe të promovohet nga një prej kompanive më të njohura në botë, Fenty Beauty. Fenty Beauty është shtëpia e modës së këngëtares Rihanna, e cila pa pikërisht bukurinë e pakushtëzuar të Anilës dhe sindromës që ajo ka në lëkurë, vitiligos.

 

E ftuar në “Vizioni i Pasdites”, bukuroshja nga Prishtina e njohur me emrin e artit HeyShlu, rrëfeu momenti kur zbuloi se fotografia e saj ishte përzgjedhur për tu bërë pjesë e një prej llogarive më të klikuara në Instagram.

 

Advertisement

“U shtanga e gjitha. Ishte një ndjenjë që s’mund ta përshkruaj… Ishte një makeup më i veçantë, ishte vitiligo që dukej. Filloi telefoni mos të më ndal fare”, shpreh Anila.

 

Por jo gjithçka ka qenë sukses dhe fitore në jetën e stilistes së ardhshme. Teksa fliste për të shkuarën e saj, Anila shprehu se dikur ndihej e mënjanuar dhe e përbuzur.

 

Advertisement

“Isha 12 vjeçare kur filloi shenja e parë. Isha në shkollë, filluan ngacmimet … dje mora një koment, ‘Vitiligo nuk është i bukur’. Nëse ashtu mendon, le të vazhdoj me atë mendim. Në plazh kur kam krijuar shoqëri, afroheshin prindërit dhe pyesnin nëse është ngjitëse dhe i thonin fëmijëve mos të rrinin me mua.”

 

Në familjen Krasniqi, Anila nuk është e vetmja e prekur nga sindroma vitiligo. Këto shenja të bardha janë shfaqur fillimisht të babai dhe më pas e motra e modeles. Asgjë nuk e ka ndaluar Anilën, përkundrazi, ajo është bërë më të fortë dhe sipas saj, dashuria për veten ka ardhur gradualisht.

 

Advertisement

“Është trashëgimi, është nga stresi por është edhe mungesë vitaminash. Shtohen, zhvillohen vazhdimisht. Para një viti nuk i kisha kaq të zhvilluara në duart. Por nuk e kam problem. Me kohë fillova ta shohë veten më ndryshe nga të tjerët. Kur motrës ju shfaqën, ajo ishte në moshën 5 vjeçare. Në atë kohë ishte më ndryshe, ishte më e shqetësuar se unë. Babi është mundur të na gjej mjekimin, por nuk ka një mjekim. Motra nuk ka dashur që unë të kaloj të njëjtën gjë si ajo.  Ka pasur njerëz që më kanë thënë që nuk kam hapur grimin mirë. Por unë, sa shoh që më ka dalë një shenjë e re, e puth dhe i them ‘Mirë se erdhe në grupin tim’.”

 

Anila është studente në degën e modës, por fillimisht synon njohjen ndërkombëtare në botën e modelingut. Sipas saj, planet afatgjata janë krijimi i një shtëpie mode që do të mbajë emrin e saj.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy