Sabri Fejzullahu zbulon pengun më të madh të karrierës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sabri Fejzullahu zbulon pengun më të madh të karrierës

Sabri Fejzullahu, në një rrëfim mbi jetën dhe karrierën e tij për “Vizioni i Pasdites”, u ndal gjerësisht në momentet kyçe të rrugëtimit artistik. Një ndër to është edhe përfaqësimi në Festivalin e Këngës sëbashku me këngëtaren Ledina Çelo. Këtë bashkëpunim muzikor Sabriu e konsideron si pengun e jetës së tij artistike pasi, sipas tij, kjo këngë nuk mori vlerësimin që meritonte nga juria e festivalit.

 

“Më ka mbetur peng një këngë e Edmond Zhulalit kompozitorin e madh shqiptar. ‘Ma ke prish gjumin e natës’ me Ledina Çelon. Ajo këngë nuk mori asnjë shpërblim. Nuk u vleresua institucionalisht nga juria nuk mori për hir të mundit që ka bërë di çka.”

 

Advertisement

Ndonëse ajo këngë nuk u vlerësua me një ccmim, Sabriu shpreh se mbetet një këngë e njohur dhe e pëlqyer nga publiku të cilët i kanë dhënë vlerësimin që i duhej.

 

Për më tepër Fejzullahu foli edhe për brezin e ri të artistave, duke ironizuar rëndësinë që këta këngëtar të rinj i japin imazhit të tyre në daljet publike, duke punësuar 20 roje sigurie për t’i mbrojtur.

 

Advertisement

“Vijnë ca këngëtare me 20 bodyguard, u them ‘Më fal, a jeni në bela?’ Këta [bodyguard]i marrin veç ata që janë në gjak se demek… po jo more çfarë bodyguardi?! Te populli im bodyguard. çfarë është kjo punë?! Unë si të marr dhe të jap dashuri, tu prek duart…”  – shpreh Sabri Fejzullahu.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy