Sam Smith po i kthen fustanet në trend edhe për meshkujt, shihet duke shëtitur me të dashurin e ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sam Smith po i kthen fustanet në trend edhe për meshkujt, shihet duke shëtitur me të dashurin e ri

Sam Smith është parë sërish me një veshje me të cilën nuk jemi mësuar të vishet nga burrat në New York. Sam me sa duket po e kthen fustanin në trend normal edhe për meshkujt teksa u pa me të dashurin e tij të përfolur, Christian Cowan. Këngëtari zgjodhi të dukej komod gjatë temperaturave të larta me një fustan të bardhë.

 

Fituesi 31 vjeçar i çmimit “Grammy”, ishte për një shëtitje me stilistin e modës, ndërsa çifti dukej se po shijonin një bisedë gjatë rrugës.

 

Advertisement

Veshjen ylli i muzikës e kishte kompletuar  me çizme ‘Timberland’ ngjyrë kafe dhe çorape të bardha si dhe një koleksion zinxhirësh ari rreth qafës.

 

Ndërkohë Christian, i cili u pa duke u puthur me Sam në qershor, ishte veshur tërësisht në të zeza.

 

Advertisement

Dyshja kanë ndezur thashethemet për lidhje gjatë muajve të fundit, por asnjëri nuk ka komentuar publikisht, ndërsa Smith eka mbajtur jetën private larg vëmendjes së publikut.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy