Shakira flet për jetën e re larg Piqué dhe paparacëve: “Kurrë nuk i kam parë djemtë e mi kaq të qetë e të lumtur”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shakira flet për jetën e re larg Piqué dhe paparacëve: “Kurrë nuk i kam parë djemtë e mi kaq të qetë e të lumtur”

Brenda një viti mund të ndodhë gjithçka, madje nga këto ndryshime e të ndryshojnë kryekëput jetën. Për shembull Shakira jetonte e lumtur në Barcelonë me dy djemtë e saj, Milan e Sasha, dhe ish-partnerin e saj Gerard Piqué. Por, tradhtia e këtij të fundit ndryshoi çdo gjë dhe tani realiteti i artistes nga Kolumbia është komplet ndryshe. Këngëtarja e suksesshme vendosi të nisë një jetë të re duke u transferuar në Amerikë, ndërkohë Piqué zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij në biznes në Barcelonë me zgjerimin e ‘Kings League’.

 

Në një intervistë për revistën “Hola”, Shakira ka zbukaur gjithçka rreth jetës së saj të re në Miami.

 

Advertisement

“Në Spanjë, fëmijët nuk mund të shkonin në shkollë të qetë dhe situata që jetonim me mediat, ku ata u ndoqën deri në derën e shkollës së tyre, nuk ishte e durueshme”, – u shpreh këngëtarja.

 

Shakira është shumë e kënaqur me drejtimin që po merr jeta e saj, duke u larguar nga rutina e saj e vjetër në Barcelonë. Artistja shprehet se: “I jam përkushtuar rritjes së fëmijëve. Nuk i kam parë kurrë djemtë e mi kaq të lumtur. Ata shkojnë në aktivitetet e tyre jashtëshkollore pa i ndjekur askush, jo si në Barcelonë, ku kishim paparacët në derë çdo ditë. Ata tani bëjnë një jetë të lirë dhe normale si dy fëmijë të zakonshëm, jo si fëmijë të famshëm.”/Living/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy