Shpërthen aktori: Do iki nga ky vend ku personazh cilësohet idioti dhe vlerësohet Tik Tok-u

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthen aktori: Do iki nga ky vend ku personazh cilësohet idioti dhe vlerësohet Tik Tok-u

Aktor, prezantues, humorist dhe dublues shqiptar. Ervin Bejleri prej më shumë se një dekade është pjesë e ekranit. Ervini filloi t’i jepte formë pasionit të tij që në gjimnaz dhe që atëherë është mes ekranit dhe teatrit.

I ftuar në “Vizioni i Pasdites”, me moderatoren Brikena Prifti, aktori ka rrëfyer hapat e parë të karrierës dhe se si ka ndryshuar gjatë viteve.

Bejleri: E ndiej që zhvillohem dita ditës. Unë e konsideroj punën pikën më të fortë. Disiplina është pjesë e punës, por nganjëherë edhe e anashkalojmë pak disiplinën. Nuk lë pas dore punën, përveç talentit që mund të kesh. Një aktor i beson talentit të tij, por varet sa kënaqet me talentin e tij. E rëndësishme është të shikosh lart dhe duhet të punosh shumë. Të vazhdosh të kërkosh gjithnjë e më shumë te vetja dhe mos kënaqesh kurrë, kjo ëshë punë.

Bejleri tregon se ka qenë i turpshëm në gjimnaz. Por pavarësisht kësaj u ngjit në skenë dhe mori duartrokitjet e para nga publiku.

Advertisement

Bejleri: Në vitet ’93 kur kam bërë unë gjimnazin bëheshin këto festivalet e teatrotve për gjimnazistë. Ka ardhur aktorja e ndjerë Besa Imami e cila vendosi një pjesë teatrale ‘Vajza dhe vdekja’. E dramatizoi, ishte një poezi. Unë do luaja mbretin e keq. Aty për herë të parë mora duartrokitjet e një publiku që nuk ishin miqtë e mi dhe nuk më njihnin.

Rrugëtimin e cilëson të vështirë, sidomos në Shqipëri ku thotë se meritoktracia ka vdekur.

Bejleri: Unë e konsideroj veten me fat që kam pasur punë. Por është e vështirë, sepse teatri ose arti i kinematografisë, arti dramatik nuk të krijojnë lehtësinë të jetosh një jetë normale financiarisht. Je i detyruar të kalosh në TV, i cili të bën më të njohur, të paguan më shumë, por ndjesinë shpirtërore që të jep teatri, fatkeqësisht nuk ta jep. Jo vetëm unë, por shumica e kolegëve të mi përfundojnë në televizion.

Aktori rrëfen se ka menduar që të largohet nga Shqipëria për shkak se jetesa me këtë prfofesion është e vështirë në vendin tonë.

Advertisement

Bejleri: Kam menduar dhe mendoj  të iki sepse e shoh një formë të pashpresë të jetuarit mirë me këtë profesion në Shqipëri. Në një vend si Shqipëria ku vlerësohet Tik Toku, Reels-at, idiotizmi momental i disa personazheve që dalin dhe kanë pas vetes po disa idiotë të tjerë. Fatkeqësia është që shumë TV i shkojnë prap kësaj turme, ndërkohë që misioni i tyre është t’i edukojnë. Morali çon përpara shoqërinë, familjen./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy