“Shqipëria është kthyer në tallava”, aktori Kame: Këtë vend po e shkatërrojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shqipëria është kthyer në tallava”, aktori Kame: Këtë vend po e shkatërrojnë

“Arti në Shqipëri nuk vlerësohet.”

Kështu u shpreh aktori i njohur Genti Kame, i ftuar në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj. Aktori Kame tha se nëse shkatërrohet kultura, gjuha, arti i një vendi atëherë nuk ka më komb, por thjesht popull.

Pranvera Borakaj: Mbi 40 prodhime, me Italinë, Gjermaninë, Zvicrën, Francën, në Shqipëri. Ku je ndjerë më komod, më i vlerësuar? Ku mendon se bëhet art më cilësor?

Advertisement

Genti Kame: Art cilësor mund të bësh kudo, edhe në rrugë. Artin cilësor e bëjnë njerëzit, nuk e bën paraja, e bën profesionisti i mirë.

Pranvera Borakaj: Ku vlerësohet më shumë?

Genti Kame: Problemi financiar është tjetër gjë. Në Shqipëri arti nuk vlerësohet. Jo vetëm arti, por shkolla, kultura, muzika, asgjë. Shqipëria është kthyer në një vend tallava. Nuk ka ide, nuk ka koncept, mos flasim më gjatë. Këtë vend po e shkatërrojnë. Ne shpresojmë që mos jetë qëllimisht, që po shkatërrohet qëllimisht, por të jetë një budallallëk i momentit i cili ndërrohet me një votë mbase. Por qëllimisht mos jetë sepse atëherë është shumë e rëndë. Nëse shkatërrohet kultura, shkolla, gjuha, identiteti nuk ka më komb, është një popull. Populli mund të jetë gjithçka, komb nuk ka më./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy