Shqiptarja Rremida Shkoza rrëfen jetën si lesbike në Amerikë: Dua të bëj vetë fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqiptarja Rremida Shkoza rrëfen jetën si lesbike në Amerikë: Dua të bëj vetë fëmijë

Sfidat e komunitetit LGBTQ+ vazhdojnë të jenë aktuale në vendin tonë, mirëpo jashtë kufijve shqiptarë duket se jeta është më e thjeshtë për to. I tillë është edhe rasti i shqiptares Rremida Shkoza, e cila jeton në Amerikë me bashkëshorten e saj Elly. Historinë e saj, sa të bukur dhe të vështirë ajo e rrëfeu në emisionin “Vizioni i Pasdites” në televizionin kombëtar “Vizion Plus”. Nga Amerika, ajo tregon jetën e saj dhe planet për fëmijë.

 

“Po mendoj për fertilitet. Unë në fund të fundit jam shqiptare dhe i dua fëmijët. Kam qejf atë eksperiencën që ta bëj fëmijën tim vetë, ky është qëllimi që kam në këtë jetë”, tregon Rremida.

 

Advertisement

Vajza nga Shkodra tregon edhe sesi është marrëdhënia me prindërit e partneres së saj:

 

“Me Elly jemi takuar për kafe para 6 viteve. Nëna dhe babai i saj e duan shumë fort dhe nuk kanë problem. Ata më kanë pritur me duar të hapura dhe më duan shumë fort, kam një raport shumë të mirë me prindërit e saj.”

 

Advertisement

E pyetur nga moderatorja Evi Reçi në lidhje me mendimin e prindërve të saj për orientimin seksual  dhe jetën si lesbike, ajo thekson se është e rëndësishme që të hapim zemrën me njëri – tjetrin që të kuptohemi më mirë për të thyer paragjykimet ekzistuese.

 

“Gjëja që mund të bëjmë është të shpjegojmë eksperiencën tonë. Nuk është se të ndryshojmë mendjen, por të hapim zemrën se kur fillon të shprehësh se kush je, njerëzit mund të të kuptojnë”, përfundon Rremida Shkoza.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy