Si harroi tekstin kur këndoi “Piratin”, Çlirim Denaj: Dola live me kopje te dora

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si harroi tekstin kur këndoi “Piratin”, Çlirim Denaj: Dola live me kopje te dora

Këngëtari Çlirim Denaj ka treguar një episod të paharruar nga karriera e tij, kur harroi tekstin e këngës.

Ai tha në emsionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, se harroi tekstin e këngës dhe u detyrua ta shkruante në krah, mirëpo kjo u pa nga të gjithë.

Pjesë nga biseda:

Çlirim Denaj: Në momentet që unë isha shumë i lumtur me këngën, më thotë Zhani Ciko, me atë lezetin e vet, “Çim dëgjo, na kanë dhënë urdhër sepse nuk këndohet live kënga, ti je nga ata këngëtar që këndon live, ti dhe nja dy tre veta të tjerë do këndoni live”. Me këtë ma mori mua ai, dhe unë menjëherë pranova, mirëpo tekstin se kisha mësuar mirë unë ta mbaja mend, ishte mbasdite, në darkë bëhej festivali. Thashë të bëj ca prova se nuk e kam tekstin në rregull, por ngecja dhe thashë po shkruaj ndonjë fjalë sa për të kujtuar, kur ato e kishin filmuar aty dhe natën finale e nxjerrin. Kam qenë spektrator dhe ka qeshur e gjithë salla, salla qeshi edhe kur hyra unë, bëri një shenjë habie dhe unë dola me pallto dhe shall.

Advertisement

Pranvera Borakaj: Ta falën shallin dhe pallton më pas, se u bënë shumë të famshme ato? Çfarë të tha Shpëtim Saraçi edhe Zana pasi të panë?

Çlirim Denaj: Me Zanën u zura se nuk u vlerësova. I thashë “moj zonjë, ke bërë ndonjëherë këngë ti, apo vetëm për të folur jeni këtu?” Jam takuar edhe me Shpëtimin, s’ma ka përmendur ndonjëherë këtë punë.

Pranvera Borakaj: Të rrinte mirë pallto?

Clirim Denaj: Shumë mirë se pothuajse një gjatësi me shpëtimin. Po Shpëtimi kur i binte tastierës, kaq i vëmendshëm duke parë, a kaq mirë më rri palltoja. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy