Të përqafuar, Oriola Marashi poston foton e parë me Eros Grezdën (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të përqafuar, Oriola Marashi poston foton e parë me Eros Grezdën (FOTO)

Prej disa muajsh ata janë kthyer në çiftin më të komentuar në rrjetet sociale. Është fjala për Oriola Marashin dhe Eros Grezdën, të cilët edhe ditët e karantinës i kanë kaluar së bashku.

Edhe pse kanë kohë që janë bashkë, vetëm pak kohë më parë futbollisti i njohur vendosi që të bënte publike lidhjen romantike me modelen bukuroshe.

Ndërkohë në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot e videot nga i njëjti vend dhe duket se ata kanë kaluar kohën më të bukur me njëri-tjetrin në izolim.

Advertisement

Por më në fund, Marashi ka postuar në “Instastory” një foto ku shfaqet së bashku me Eros. Të dy janë të përqafuar, teksa Oriola ka vendosur mbi foto edhe një engjëll.

Ndonëse fytyrën e futbollistit ajo ka zgjedhur të mbulojë me një emoji, pjesa e gojës e identifikon atë qartazi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy