“Telenovela” mbretërore vazhdon, a do të marrin pjesë Harry dhe Meghan në kurorëzimin e Charles?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Telenovela” mbretërore vazhdon, a do të marrin pjesë Harry dhe Meghan në kurorëzimin e Charles?

Është zyrtare! Princ Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e babait të tij, Mbretit Charles. “Pallati Buckingham konfirmon se Duka i Sussex-it do të marrë pjesë në shërbimin e kurorëzimit në Westminster Abbey më 6 maj”, tha një zëdhënës i pallatit Buckingham për ‘Page Six’.

 

Ky vendim i cili u bë publik ditën e djeshme i dha fund përfundimisht spekulimeve të cilat kanë pushtuar rrjetin prej disa muajsh. Ndërkohë, mesa duket Harry nuk do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, pasi u konfirmua se Meghan do të qëndrojë në shtëpinë e çiftit në Kaliforni së bashku me dy fëmijët e tyre, princeshën Lilibet dhe princin Archie. Thuhet se arsyeja përse Dukesha e Sussex-it nuk do të shkojë është pasi data e kurorëzimit përkon me ditëlindjen e Archie-t, por fansat e familjes mbretërore nuk ndajnë të njëjtin mendim.

 

Advertisement

Dihet se marrëdhënia mes çiftit dhe pjestarëve të tjerë të familjes nuk është edhe aq e mirë, sidomos pas librit të princit me titull “Spare” dhe dokumentarit “Harry & Megan”, një seri me 6 pjesë e cila u lançua në “Netflix”. Në libër, Harry kritikoi familjen për sjellje të pshijhme kundrejt Meghan-it duke i quajtur Charls-in dhe William-in racistë. Ai shprehu se ishin pikërisht qëndrimet e tyre që e detyruan çiftin të largohet nga vendi duke nxitur akoma më shumë tensionin mes tyre.

 

Libri përfshinte gjithashtu pretendime se anëtarët e familjes mbretërore ushqenin rregullisht shtypin me informacione të pakëndshme për Dukën dhe Dukeshën. Këto u quajtën shpifje nga familajrët e tij dhe thuhet se kontakti mes tyre ka qenë minimal që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeta II. Para një muaji, pati sërish pëplasje të vazhdueshme, pasi lajmi se Harry ishte i detyruar të lironte shtëpinë e tij në kështjellën e Windsor-it, bëri bujë në rrjet. Nuk dihet ende sesi qëndron e vërteta e kësaj drame mbretërore e cila avancon nga dita në ditë./Living/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy