U dhunua brutalisht LIVE në TikTok, reagon reperi shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U dhunua brutalisht LIVE në TikTok, reagon reperi shqiptar

Një video e reperit Sin Boy teksa ishte LIVE në TikTok dhe dhunohet nga disa persona ka bërë bujë në media.

Siç duhet edhe në video, disa burra të maskuar kanë hyrë në sallon dhe kanë rrahur dhunshëm reperin, teksa e ofendojnë me fjalë banale. Autorët kanë marrë karrige dhe sende të forta për ta goditur akoma dhe më shumë reperin.

Teksa shumë fansa janë shqetësuar për mirëqenine fizike, reperi ka reaguar me një postim në llogarinë e tij në Instagram. Ai ka ndarë një selfie të tijën ku shkruan në greqisht, “më bukur se kurrë”, duke lënë të kuptohet se ai është mirë.

Advertisement

Kujtojmë se disa kohë më parë, reperi bëri lemsh rrjetin me një foto publikuar në rrjete sociale ku dukej sikur i ishte në ambulancë. Pas kësaj për disa kohë u aludua se ai kishte ndërruar jetë, por që më vonë rezultoi se foto ishte pjesë e një projekti muzikor.

Sin Boy me origjinë nga Gjirokastra ka patur në të kaluarën një histori dashurie me këngëtaren nga Kosova Rina Balaj./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy