Uroi shqip Dua Lipën për ditëlindje, blogerja italiane tregon se kush e mësoi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Uroi shqip Dua Lipën për ditëlindje, blogerja italiane tregon se kush e mësoi

Para pak ditësh, këngëtarja me origjinë shqiptare, nga Kosova, Dua Lipa, festoi ditëlindjen.

Ajo mbushi 25-vjeçe, ndersa nuk munguan urimet e shumta në adresë të saj.

Një urim që ra në sy është, ai i blogeres italiane, Chiara Ferragni, e cila e uroi shqip.

“U bëfsh 100 vjeçe zemër” – shkroi Chiara Ferragni në një postim në rrjetet sociale, që e shoqëronte me një foto ku shfaqen së bashku.

Advertisement

Por kush e mësoi Ferragni-n që ta uronte shqip Dua Lipën?!

Blogerja ka shuar kureshtjen nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Kjo është shoqja jonë shqiptare Erlinda që më përktheu fjalët për Duan,”– shkroi ajo.

Uroi shqip Dua Lipën për ditëlindje, blogerja italiane tregon se kush e mësoi shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy