VIDEO/ Performanca e Andrea Bocellit me djalin e tij në Oscars do t’ju emocionojë pafund

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Performanca e Andrea Bocellit me djalin e tij në Oscars do t’ju emocionojë pafund

Andrea Bocelli dhe djali i tij Matteo Bocelli bënë një homazh dedikuar legjendave të Hollivudit që ndërruan jetë vitin e kaluar, duke kënduar një duet tronditës të ‘Time to Say Goodbye (Con Te Partirò)” gjatë Oscars 2024. Performanca filloi me një kuartet harqesh të thjeshtë dhe elegant dhe një grup kërcimtarësh lirikë të veshur me petkun blu.

Ndërsa ekranet e mëdha në Dolby Theatre në Los Anxhelos nderonin emrat e aktorëve, producentëve, shkrimtarëve, muzikantëve, kostumografëve dhe më shumë që bota e filmit ka humbur që nga ceremonia e vitit të kaluar, dyshja babë-bir u ngjitën në skenë krah për krah veshur njësoj me kostum dhe xhaketë blu.

Ndër të ndjerët të vënë në qendër të vëmendjes nga Akademia këtë vit ishin Tina Turner, ylli i Friends Matthew Perry, kompozitori Bill Lee, aktorja Chita Rivera, aktori Ryan O’Neal, komediani Richard Lewis, aktorja Glenda Jackson etj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy