VIDEO/ Po performonte në skenë, momenti kur një tufë flokësh i bie nga koka Jennifer Lopez-it

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Po performonte në skenë, momenti kur një tufë flokësh i bie nga koka Jennifer Lopez-it

Jennifer Lopez ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale dhe këtë herë nuk është martesa e saj e shumëpërfolur me Ben Affleck apo ndonjë paraqitje që ka bërë.

Ylli dha një shfaqje mbresëlënëse në “Saturday Night Live” derisa ndodhi një incident i papritur që edhe pse nuk zgjati shumë, u riprodhua në mediat ndërkombëtare.

Lopez ishte duke performuar këngën e saj të re “Can’t Get Enough” dhe duke kërcyer me grupin e saj në skenë kur një fije e flokëve të saj i ra nga koka.

Kamerat e emisionit kanë regjistruar skenën kur JLo kërcen dhe një tufë flokësh i qëndron në njërën nga duart. Lopez përpiqet ta heqë atë dhe të rifillojë kërcimin. Ky moment i veçantë është bërë viral në internet orët e fundit, pasi është ripublikuar nga disa persona, kryesisht përmes Twitter.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy