VIDEO/ Victoria Beckham tregoi se i mbledh vetë plehrat dhe rrjeti “u çmend”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Victoria Beckham tregoi se i mbledh vetë plehrat dhe rrjeti “u çmend”

Victoria Beckham nuk e ka pasur asnjëherë të vështirë të marrë vëmendjen e të gjithë botës. Këtë e ka bërë mes paraqitjes së saj gjithmonë elegante dhe të kuruar.

Përveç linjave të njohura të veshjeve dhe kozmetikës që krijon, ajo ka edhe një komunitet shumë të madh ndjekësish në rrjetet sociale, me të cilët shpesh ndan sekretet e saj të bukurisë dhe stilit.

Pak ditë më parë u publikua një video në të cilën David Beckham mban kamerën dhe tregon gruan e tij duke nxjerrë plehrat nga koshi. Ajo mund të dëgjohet duke thënë: ” Vë bast që Jennifer Lopez nuk i nxjerr plehrat në shtëpinë e saj”, për të cilën Davidi përgjigjet : “Por ti nuk je Jennifer Lopez ” .

Klipi prej disa sekondash mori me shpejtësi qindra mijëra komente dhe reagime me shumë fansa të çiftit që shprehën se sa shumë e admirojnë lidhjen e tyre./vizionplus.tv

Advertisement

View this post on Instagram

A post shared by @davidbeckhamofflcal

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy