Zbulohet tuneli sekret që lidh Pallatin e Mbretëreshës Elizabeth me barin luksoz të Londrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohet tuneli sekret që lidh Pallatin e Mbretëreshës Elizabeth me barin luksoz të Londrës

Mbretëresha Elizabeth ka qenë gjithmonë model sa i përket sjelljes së saj mbretërore para kamerave, por ajo ka edhe një anë rebele që pak e njohin.

Sipas thashethemeve mbretërore, ekziston një tunel nëntokësor që lidh një nga pallatet e Mbretëreshës Elizabeth II me një nga baret më ekskluzive të Londrës. Richard Eden, reporteri i familjes mbretërore për Daily Mail, thuhet se foli me bashkëshortin e Princeshës Eugenie, Jack Brooksbank, i cili punon si ambasador për markën e tekilave Casamigos.

Advertisement

“Shitësi i tekilës ka pohuar se ka një tunel nën rrugët e Londrës, që do të thotë se anëtarët e familjes mbretërore mund të lëvizin në mënyrë diskrete në një bar koktejlesh nga një prej pallateve,” –ka thënë ai, duke zbuluar se pallati në fjalë mendohet të jetë St. James Palace.

Pallati St. James nuk është më rezidenca zyrtare e familjes mbretërore, kjo që kur Mbretëresha Victoria u zhvendos zyrtarisht në Pallatin Buckingham në vitet 1800. Vendi, i ndërtuar në shekullin e 16-të, tani përdoret për zyra dhe ngjarje ceremoniale./Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy