Akuzohet për sulm seksual, Dani Alves del para gjykatës, pritet të dëshmojnë 28 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuzohet për sulm seksual, Dani Alves del para gjykatës, pritet të dëshmojnë 28 persona

Ylli brazilian i futbollit, Dani Alves pritet të dalë në gjyq kete të hënë një vit pasi ai dyshohet se sulmoi seksualisht një grua të re në një klub nate në Barcelonë.

Alves, ish-lojtar i Barcelonës, akuzohet për sulm seksual ngjarje e cila dyshohet se është regjistruar natën e 30 dhjetorit 2022.

Gjyqi është planifikuar të vazhdojë deri të mërkurën në gjykatën e Barcelonës, teksa futbollisti ka mohuar në mënyrë kategorike çdo akuzë.

Prokurorët kërkojnë një dënim me nëntë vjet burg për Alves nëse shpallet fajtor, ndërsa avokatët që përfaqësojnë paditësen e tij kërkojnë 12 vjet.

Advertisement

Në gjyq pritet të dëshmojnë 28 persona, teksa të pranishëm janë edhe 270 gazetarë nga e gjithë bota.

Alves, tani 40 vjeç, u arrestua më 20 janar 2023 pasi iu përgjigj thirrjes së policisë gjatë një vizite në Spanjë.

Kërkesat e Alves për lirim me kusht u refuzuan sepse gjykata konsideroi se ai mund të arratisej, edhe pse ai i ofroi të dorëzonte pasaportën e tij dhe të mbante një pajisje gjurmuese.

Alves është urdhëruar të paguajë 150 mijë euro për të paguar viktimën e abuzimit të tij seksual, nëse ai shpallet fajtor.

Advertisement

Alves është një nga lojtarët më të suksesshëm të futbollit, duke fituar tituj të mëdhenj me disa klube elitare duke përfshirë Barcelonën, Juventusin dhe Paris Saint-Germain. Ai ndihmoi Brazilin të fitonte dy trofe të “Copa America” dhe një medalje të artë olimpike./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy