Aromë shqiptare në Botëror/ Shaqiri-Xhaka i presin “biletën” për në shtëpi Serbisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zvicra u bë skuadra e 16 dhe e fundit qê siguroi një bilete per ne fazen tjeter te Kupes se Botës.

Helvetet fituan 3 me 2 kunder Serbise dhe iu bashkian Brazilit si dy ekipet e kualifikuar nga Grupi G.

Nje ndeshje shume e bukur ajo mes Zvicres dhe Serbise, sfide e cila pati protagoniste lojtaret shqiptare Shaqiri dhe Xhaka.

I pari hapi serine e golave ne kete sfide pas nje gjuatje me te majten, ndersa Xhaka, kapiteni j Zvicres u perplas disa here me futbollistet serbe ne disa momente te forta tensioni.

Advertisement

Sa i takon kronikes, pas golit te Shaqirit, ballkanasit permbysen gjithcka duke shenuar me Mitrovic dhe Vlahovic. Madje ky i fundit gjate festimeve tregoi me dore organet gjenitale.

Mirepo ne fundin e pjeses se pare, Emboli barazoi rezultatin.

Ne startin e pjeses se dyte Freuller kaloi helvetet ne avantazh, te cilin ata e ruajten deri ne fund, duke i treguar deren Serbise per te dytin edicion radhazi te Kupes se Botes. Edhe ne 2018 Shaqiri dhe Xhaka me dy golat e tyre e nxirrnin jashte nga faza e grupeve Serbine.

Ne takimin tjeter Kameruni fitoi 1 me 0 ndaj Brazilit me nje gol te Abubakar ne minuten e 92, fitore qe nuk vlejti per asgje.

Advertisement

Brazili kryesues i grupit do te luaje ndaj Korese se Jugut, ndersa Zvicra kunder Portugalise.

 

 

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy