Arsenali, Roma e Granada sigurojnë çerekfinalen në Ligën e Evropës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Arsenali, Roma dhe Granada kanë shkuar në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Pavarësisht humbjes prej një goli nga Olympiacosi të enjten në mbrëmje, “revolveristët” shkuan në çerekfinale falë rezultatit më të mirë të marrë në ndeshjen e parë në Greqi, kur fituan 3:1.

Golin e vetëm për grekët e realizoi marokeni Youssef El Arabi në minutën e 51-të. Në minutën e 82-të, Olympiacosi mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Ousseynou Ba.

Granit Xhaka luajti në tërë ndeshjen tek Arsenali.

Advertisement

Me rezultatin e përgjithshëm 5:1 nga të dyja ndeshjet, skuadra e Romës shkoi tutje.

Romakët fituan edhe në ndeshjen kthyese në Ukrainë ndaj Shakhtar Donetskut, 2:1.

Borja Mayoral i shënoi të dyja golat për vizitorët në minutat 48-të dhe 72-të.

Për vendësit shënoi Junior Moraes në minutën e 59-të. Te Roma, një tjetër ndeshje u kompletua nga Marash Kumbulla.

Advertisement

Norvegjezët e Moldes e fituan ndeshjen kthyese ndaj Granadas 2:1, por Granada shkoi tutje me rezultatin e përgjithshëm 3:2.

Autogoli i Jesus Vallejos në minutën e 29-të i dha avantazhin norvegjezëve. Roberto Soldado barazoi shifrat në minutën e 72-të, kurse Eirik Hestad në minutën e 90-të shënoi për nikoqirin nga penalltia.

Takimi mes Dinamo Zagrebit e Tottenhamit ka shkuar në vazhdime, pasi kroatët arritën ta mbyllin 90-t minutëshin me rezultatin 2:0. Mislav Orsiq i shënoi të dyja golat për kroatët në kohën e rregullt, në minutën e 62-të dhe të 83-të.

2:0 kishte fituar Tottenhami në Londër javën e kaluar. Kapiteni Arijan Ademi si titullar ende është në ndeshje, ndërsa Lirim Kastrati nuk është aktivizuar ende.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy