Atalanta, pengesa Deçizive e Milanit për titullin/ Interi me sytë nga “San Siro”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atalanta, pengesa Deçizive e Milanit për titullin/ Interi me sytë nga “San Siro”

Milani është në sprintin final për t’u kthyer te lavdia dhe titulli i Serie A që i mungon prej 11 vitesh. Tashmë ndodhet më pranë se kurrë dhe pengesa deçizive që i ka mbetur për t’u kaluar është Atalanta.

 

Kuqezinjtë presin sot në orën 18:00 bergamaskët në një stadium të tejmbushur, dhe entuziazmi në kampin e “Djallit” është tepër i madh për të arritur një sukses kundër skuadrës, ndaj të cilës fitorja në “San Siro” i mungon që prej vitit 2014. Por Atalanta ka motivet e saj për të luftuar deri në fund.Barazimi i djeshëm i Romës me Venezian, i ka dhënë një shtysë më shumë skuadrës së Gasperinit për të besuar se edhe këtë vit do të sigurojë një vend që të çon në kupat e Europës.

 

Advertisement

Sa i përket formacioneve, Pioli ka të gjithë lojtarët në dispozicion, përveç Kjaer që mungon prej një dëmtimi të gjatë. Tekniku italian pritet të hedhë në fushë të njëjtin formacion, si ndaj Veronës, me përjashtim të Kruniç që këtë herë do të zëvendësohet nga Bennacer dhe Kessie do të spostohet në rolin e trekuartistit. Shpresat te kuqezinjtë janë te lojtari më në formë i momentit, Rafael Leao, i cili mund të bëjë diferencën falë aftësive që ka. Në anën tjetër, Atalanta pritet të jetë e rrezikshme nga dyshja e sulmit Zapata dhe Muriel.

 

Ndërkohë në darkë Interi do të presë me shumë interes rezultatin që do të dalë nga San Siro, por edhe zikaltërit i pret një transfertë e vështirë kundër Cagliarit, të cilët do të luftojnë deri në fund për të siguruar mbijetesën në Serie A edhe për sezonin tjetër.
Sfidat transmetohen ekskluzivisht në paltformën Tring.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy