Atalanta përmbys Bolonjën dhe kap vendin e pestë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atalanta përmbys Bolonjën dhe kap vendin e pestë

Atalanta u rikthye tek fitoret në kampionatin Italian duke mundur me përmbysje Bolonjën 2 me 1 në transfertë. Në duelin përmbyllës të javës së 17 transmetuar në Tring, ishin të zotët e shtëpisë që kaluan shpejt në avantazh. Që në minutën e 6 Orsolini me të majtën mposhti portierin e Atalantes Muso, dhe golin ia dedikoi ish-trajnerit të tij Sinisa Mihajloviç, i ndarë nga jeta pak javë më parë. Një minutë me vonë vendasit provuan sërish me Medel por gjuajtja shkoi jashtë. Pak më vonë ishte Muso që devijoi gjuajtjen e Ligojanis. Pavarësisht përpjekjeve të Atalantës, asgjë nuk ndryshon deri në fund të pjesës së parë. Gasperini korrigjon zgjedhjet në startin e të dytës duke aktivuar Boga dhe Zapakosta. Dhe përgjigjet e shpejta nuk mungojnë. Sulmuesi anësor nga Bregu i Fildishtë ishte autor i pasimit që i dha mundësi Kopmeirnesit të barazonte shifrat qe ne start. 11 minuta më vonë Boga dha nje tjetër asist për Hojlund që nuk gaboi dhe përmbysi shifrat në favor të skuadrës bergamaske. Bolonja me shumë mungesa në formacion, reagoi vaket dhe vetëm një tentative e Dominges në fund nuk mjaftoi për të marrë pikë. Atalanta barazoi me pikë në klasifikim Lazion dhe Romën duke ndarë bashkë me to vendin e 5 në klasifikim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy