Bayern pa mëshirë, Inter dështon, Napoli dhe Copenhagen kualifikohen në fazën tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bayern pa mëshirë, Inter dështon, Napoli dhe Copenhagen kualifikohen në fazën tjetër

Napoli dhe Kopenhgan janë skuadrat e radhës që prenë biletat për në fazën e 1/8 të Uefa Champions League.

Në duelet e fundit të 4 prej 8 grupeve të këtij kompeticioni vëmendja kryesore ishte përqendruar në grupin A. Manchester United kishte përballë Bajernin e Mynihut në një klasike anglio-gjermane me shumë traditë.

Anglezëve iu duhej me patjetër një fitore kombinuar me një barazim në duelin Kopenhgan-Gallatasarai, mirëpo djajtë e kuq nuk e bënë detyrën e tyre në Old Traford.

Bavarezët që e kishin siguruar vendin e parë me kohë, luajtën në Manchester më formacionin më të mirë, treguan superioritet dhe fituan falë një goli të Koman në minutën e 71.

Advertisement

Në vendin e dytë u rendit Kopenhagen, pasi danezët mundën në ndeshjen direkte Galltasarain në fushën e tyre 1 me 0 falë një goli të Lerager, lojtar i cili në fund doli edhe me të kuq, por kjo nuk ndikoi në rezultatin e ndeshjes. Turqit ngushëllohen me kualifikimin në Europa League.

Kalon më tej edhe Napoli i cili mundi 2 me 0 Bragën në ndeshjen direkte të grupit C.  Një autogol i Saatci në minutën  9 dhe dyfishimi nga Osimhen në të 33 vendosen ndeshjen në Diego Armando Maradona.

Në sfidën tjetër Reali e mbylli në perfeksion fazën e grupeve me pikë të plota 18, pasi mundi në Gjermani 3 me 2 me përmbysje Union Berlin. Hoselu ishte protagonist me dy gola, ndërsa Sebajos shënoi golin vendimtar në minutën e 89.

Interi dështoi në marrjen e vendit të parë në grupin D. Zikaltrit u ndalën në shtëpi nga Sociedad në një barazim pa gola.

Advertisement

Të dyja ekipet e mbyllën grupin me 12 pikë të kualifikuara më tej, mirëpo duke qenë se edhe ndeshja e parë mes tyre në Spanjë përfundoi në barazim, u fut në lojë golavarazhi i përgjithshëm që ishte më i mirë për spanjollët.

Miqtë në fakt edhe në San Siro luajtën më mirë, por rastet i krijoi skuadra e Inzagit me Turam e Mkitarian në pjesën e parë dhe sidomos Lautaron në fund të ndeshjes.

Tani italianët rrezikojnë një short ferri që në 1/8. Në Europa League nga ky grup shkoi Benfica që mundi Salzburgun në ndeshjen direkte 3 me 1. Asnjë histori në grupin B, ku PSV dhe Arsenal të kualifikuara u ndalën në barazim 1 me 1, ndërsa Lens shkoi në Europa League, pasi mundi Sevijen 2 me 1./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy