Belgjika dhe Kroacia “luftë” për kualifikimin; Gjermania për të shmangur turpërimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot do të mësohen 4 skuadrat e tjera që do të kualifikohen në 16 më të mirat nga grupi E dhe F.

Belgjika do te ndeshet me kroatet për të rrëmbyer 3 pikët e për të siguruar një vend për në raundin tjetër. Kombëtarja e Martinez humbi ndaj Marokut në ndeshjen e dytë të grupit dhe tani duhet me patjetër të shfrytëzojë mundësinë e fundit.

Kroacia ka 4 pikë, dhe vjen nga suksesi 4 me 1 ndaj Kanadasë.

Ndërkohë që i mjafton edhe një barazim, për të kaluar në fazën tjetër të botërorit të Katarit.

Advertisement

Marokenët nga ana tjetër kanë bërë një paraqitje pozitive në këtë edicion të kupës së botës dhe të paktën me një pikë ndaj Kanadasë mund të arrijnë objektivin për të vijuar rrugëtimin. Por megjithatë nëse belgët fitojnë me kroatët, marokenëve i duhet me patjetër të rrëmbejnë 3 pikë. Teka Kanadaja  ka mbyllur llogaritë për në 1/8 duke mos pasur asnjë shpresë pavarësisht rezultatit.

Ndërkohë në mbrëmje do të luhen ndeshjet e grupit E. Gjermania, me një pikë në dy ndeshje do të përballet me Kosta Rikën dhe për të shmangur eliminimin i duhet patjetër fitorja me shumë gola dhe të shpresojnë që Japonia të mos bëjë surprizë ndaj Spanjës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy