Bellingham “Mbreti” i ri i Madridit; ylli anglez përmbys Barcelonën në “El Clasico”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Real Madrid fitoi “El Klasiko-n” e parë të sezonit në Spanjë, duke mundur me  përmbysje 2 me 1 në trasfertë rivalin e vet historik, Barcelonën. Suksesi i madh i madrilenëve në Barcelonë në javën e 11 të La Ligës u vendos nga një super Bellingham, të cilin kishte ardhur ta shihte nga afër edhe grupi i famshëm u rrokut, Roling Stons. Britaniku që po shkëlqen në muajit e parë te Los Blancos shënoi dy golat që përmbysen realizimit e vendasve që në fillim të takimit me Gundogan. Mesfushori veteran falë kombinimit më Fermin Torres mposhti portierin Kepa që në minutën e 6. 10 minuta më vonë Reali ishte me fat kur vetë Fremin Torres goditi shtyllën, duke falur miqtë. Që kjo ishte dita e Realit me fat, u duk edhe në minutën e 51, kur Kepa e pa topin e goditur nga Martinez të përplasej sërish në shtyllë.  Xavi dhe Ançeloti nisin zëvendësimet dhe në fushë futën Levandovskin dhe Modriç. Kroati në fakt pati impaktin më të madh në lojën e Realit, që` gjithsesi arrin të barazojë përmes një të djathtë të bukur të ish-yllit të Dortmund, Jude Belligham. Anglezi bëhet lojtari i parë në historinë e Real Madrid që shënon në debutimin e tij në La Liga, në Champions dhe në El Clasikon e pare që luan. Barcelona provoi të rikthehej në avantazh, kërkoi një penallti dhe më pas tentoi të shënonte me Levandoskin, por nuk ia doli dot mbanë. E atë që së bënë vendasit e bëri Jude Bellingham, i cili pas një krosimi nga e djathta ekzaktësisht në minutën e 92, Modriç e devijon pak dhe topi shkoi te sulmuesi me numër 5, që e dërgoi në rrjetë. Gol me shumë peshë që e dërgon Realin në kuotën e 28 pikëve, 4 më shumë sesa katalanasit. Madrilenët bashkëkryesojnë në fakt me Gironën, e cila vazhdon të tregohet e shkëlqyer, pasi edhe këtë javë mundi Celta Vigon 1 me 0.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy