Beteja për kupën e vogël të Europës, sot Fiorentina-Olympiacos, grekët luajnë në shtëpi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Beteja për kupën e vogël të Europës, sot Fiorentina-Olympiacos, grekët luajnë në shtëpi

Europa ndan sot trofeun më të vogël të klubeve, Konferencë League, që do të jetë një çështje italo-greke. Finalja luhet në Athinë, e rastësia desh që në duelin më të rëndësishëm përballë Fiorentines të jetë pikërisht një skuadër greke, Olimpiakos. Grekët mund të mbështeten tek një ekspert i stolit, spanjolli mendimtar i cili vitin e kaluar kur drejtonte Sevijen, mundi Romen në finalen e Europa League.

Tani gjendet në të njëjtat kushte, sërish në një finalen europiane, edhe pse një kupë më e vogël dhe duke drejtuar një tjetër ekip si, Olimpiakos, ekip që hoqi në gjysmëfinale anglezët e Aston Viles. Sekerri i një finaleje është të jesh i qetë, deklaroi para ndeshjes me Fiortentinen, 63-vjeçari spanjoll. Ylli i grekeve është El Kabir, njeriu që me golat e tij solli deri në finale Olimpiakos. Ata do të kenë mbështetjen e madhe edhe të tifozerisë natyrisht, pasi ndeshja luhet në Athinë.

Ndërkohe 9 mijë italiane kanë udhëtuar në kryeqytetin grek për të mos lënë vetëm skuadrën toskane. Për Fiorentinen ky është  viti i dytë radhazi që gjendet në finale e Konference League pasi sezonin e kaluar u mundën2 me 1 nga Uest Ham. Italianët duan trofeun e parë në Europa pas plot 60 vitesh mungesë.

Cilësisht janë më mirë sesa Olimpiakos, mirëpo kjo mund të mos mjaftojë, ndaj Vincenso italiano ka kërkuar përqendrim maksimal. Ai do të largohet në fund sezoni dhe shpreson ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme me një trofe europian. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy