Bomberat e Superligës, statistikat dhe veçorit e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bomberat e Superligës, statistikat dhe veçorit e tyre

Vasil Shkurtaj është golashënuesi më i mirë me 20 gola të shënuar dhe me vetëm 2 asiste, 7 prej golave i ka shënuar me penallti.

Shtatlarti Vlonjat 1.90 i gjatë është më vendimtar në pjesët e dyta pasi 8 gola ka shënuar gjatë 45 minutave të para dhe 12 në pjesën e dytë.Vlera e 28-vjeçarit sipas transfermarket është 450 mijë euro.

Kyrian Nwabueze është golashënuesi i dytë më i mirë me 17 gola të shënuar dhe me 5 asiste, 6 prej golave i ka shënuar me penallti. Sulmuesi 1.83 i gjatë është më vendimtar në pjesët e para pasi 10 gola ka shënuar gjatë 45 minutave të para dhe 7 në pjesët e dyta.Vlera e 27-vjeçarit sipas transfermarket është 400 mijë euro.

Michael Ngoo është golashënuesi i katërt më i mirë në superiore me 11 gola të shënuar dhe me 13 asiste, statistika fantastike këto për një sulmues pykë. Ngoo nuk ka shënuar asnjë prej golave të tij me penallti. Sulmuesi gjigand 1.96 i gjatë është pak më vendimtar në pjesët e dyta me gola dhe me asiste pasi 5 gola ka shënuar gjatë 45 minutave të para dhe 6 në pjesët e dyta. Vlera e 27-vjeçarit sipas transfermarket është 250 mijë euro.

Advertisement

Shkurtaj është më shum sulmues zone është mjaft i rrezikshëm si me këmb ashtu dhe me kokë në zonën e 16 metrave ai gjithashtu nuk ka humbur kurrë një penallti në karrierë, Shkurtaj nuk është sulmues që përshkron shum kilometra si dy sulmuesit e tjerë dhe nuk jep shumë asiste.

Nwabueze është nga ata sulmues që bëjn repart më vete, shumë prej golave të tij kanë ardhur jasht zonës së 16 metrave me goditje nga distanca ai shërben mjaft mirë gjithashtu dhe për shokët e ekipit është sulmues fizik dhe qëndërsulmuesi që përshkruan më shum kilometra në fushë në krahësim me të tjerët, e penalizoi dëmtimi i gjatë që të lihej pas nga ana e Shkurtajt për numrin e golave.

Ngoo është asistuesi më i mirë i Superligës statistika fantastike për një sulmues 9-sh, ai del shpejt nga krahët për të dhënë topa të fort rrafsh me tokët për wingerat e ekipit të cilët përfitojn mjaft nga këto topa të futura në zonë nga gjigandi Anglez, ai fiton shumë duele në ajër dhe është shumë i vështir për tu ndalur kur ai mbron topin për shkak të fizikut të tij, nga 11 golat e shënuar asnjë ska ardhur me penallti edhe në një rast që provoj e humbi, këto statistika nëse i rregullon dhe me disa gola më shum e kthejn atë në sulmuesin më të kompletuar të superligës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy