Bota sportive mban “frymën”; sot në Tring superdueli Manchester City vs Real Madrid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bota sportive mban “frymën”; sot në Tring superdueli Manchester City vs Real Madrid

Manchester City, apo Real Madrid? Kush do të luajë finalen e Champions League në Stamboll në 10 qershor përballë Interit?

 

Dilemat do të marrin fund sonte, kur në orën 21:00 këto dy ekipe do t’i japin jetë një super përballje, më prestigjozen e mundshme duke u rinisur nga barazimi i ndeshjes se parë në Madrid.

Pep Guardiola në deklaratën e fundit para ndeshjes tha se skuadra e tij duhet të fitojë me patjetër Championsin, në mënyrë që të meritojë staturën e të qenit në elitën e futbollit europian.

Advertisement

 

City është në finalen e kupës se federatës, por edhe një ndeshje larg fitimit të Premier League, por për Guardiolën, qytetarëve iu mungon vetëm Championsi për të kompletuar gjithçka ka arritur këto vite me Mançester Cityn.

 

“Kam luajtur 10 gjysmëfinale Championsi dhe kam humbur 7, e di çdo të thotë të luash ndeshje të tilla, u shpreh trajneri spanjoll, i cili konfirmoi gatishmërinë e De Brojne për të qenë titullar, por edhe mungesën e Natan Ake.

Advertisement

 

Në krahun tjetër Reali është një ekip ekspert, rekordmen i Europës me 14 trofe dhe nuk është kurrë e lehtë ta nxjerrësh jashtë.

 

Ançeloti beson se Reali mund të përmirësohet në raport me ndeshjen e parë në Bernabeu që u mbyll 1 me 1. Për teknikun Italian, Championsi është një gjë speciale për Realin dhe është e vështirë të shpjegohesh sesi skuadra transformohet kur luan për këtë trofe.

Advertisement

 

Tek spanjollët është kthyer nga pezullimi Militao, ndërsa përpara gjithçka do t’i besohet Benzemas dhe Vinisius Junior.

 

Vjet Reali e nxori jashtë Sitin pikërisht në gjysmëfinale. Sonte anglezët duan hakmarrje. E vetmja gjë e sigurt është se bota do të përjetojë një spektakël të vërtetë, e cila në Shqipëri do të vijë ekskluzivisht në Tring.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy