Brazili, fitore me spektakël/ Skuadra e Tites mposht Serbinë, tregon forcën në botëror 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Brazili, fitore me spektakël/ Skuadra e Tites mposht Serbinë, tregon forcën në botëror 

Brazili dhuroi spektakël përballë Serbisë duke fituar me rezultatin 2 me 0 dhe duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë botëror.

 

Në pjesen e parë pati shumë raste por ato ishin të pa konkretizuara ndërsa Serbët u treguan të rrezikshëm.

 

Advertisement

Në fraksionin e dytë Naymar dhe Vinicius rritën ritmin e lojës, ndërkohë që Vlahovic me shokët u detyruan vetëm të rezistuan deri në minutën e 62 ndaj Brazilit.

 

Pas këtij momenti, të gjithë lojën  e mori në kontroll  protagonisti  kryesor Richarlison.

 

Advertisement

Sulmuesi i Tottenham-it zhbllokoi rezultatin duke shënuar dy gola, njëri prej të cilave mund të shpallet më i bukuri i Katar 2022. Ai u konsiderua si një vepër arti e realizuar nga 25 vjecari  me një gjysëmroveshatë fantastike.

 

Goli erdhi 11 minuta pas zhbllokimit të rezultatit.

 

Advertisement

Gjatë minutave të mbetura, loja u zhvillua vetëm në gjysëmfushën Serbe, ku Brazili humbi dhe dy raste mjaft të bukura me Alex Sandron në minutën e 60 dhe një traversë me Kasemiron .

 

Skuadra e Tites i ka dhënë një mesazh mjaftë të qartë rivalëve për titull.

 

Advertisement

Ndërkohë që për Selecaon Neymar doli herët nga fusha e lojës për shkak të një goditje në kyçin e këmbës duke alarmuar kështu Titen . Megjithatë ky i fundit u shpre se Neymar do të vazhdojë vizitat mjekësore dhe do të luajë.

 

Me një paraqitje fantastike Brazili merr kreun e grupit ku bën pjesë Zvicra dhe Kameruni.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy