Briken Calja i pari në Baterinë B, peshëngritësi shkëlqen në Botëror, pranë kualifikimit në olimpiadën e Parisit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Briken Calja i pari në Baterinë B, peshëngritësi shkëlqen në Botëror, pranë kualifikimit në olimpiadën e Parisit

Briken Calja bëri një paraqitje shumë të mirë në kampionatin botëror të peshëngritjes që po zhvillohet në Puket të Tajlandës. Ai garoi në peshën deri ë 73 kg duke fituar baterinë B me 333 të ngritura në dygarësh. S

portisti i klubit Tirana garoi i dëmtuar, por kjo nuk e pengoi që të bënte një garë shumë të pastër në stilin e shkëputjes, duke  realizuar tre provat, fillimisht 145 kg, pastaj 148 dhe në fund 152 kg. Në shkëputje, që nuk është pika e tij më e fortë, ngriti 181 kg në provën e parë, por dështoi në dy tentativat e tjera për 185 kg, ndikuar edhe nga problemet fizike.

Megjithatë në tërësinë e vet garimi në këtë kampionat botëror dhe rezultati I arritur është mjaft pozitiv për peshëngritësin tonë të njohur, i cili është farë pranë kualifikimit në Olimpiadën e Parisit.

Një pamje me të qartë të kapjes së normës do ta japi renditja e përgjithshme për peshën deri ne 73 kg pasi të mbylle edhe konkurrimi në baterinë A të kësaj peshe. Briken Calja ishte i vetmi sportist shqiptar që mori pjesë në botëror, duke qenë se Erkand Qerimaj u tërhoq nga pjesëmarrja për shkak të gjendjes gripale. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy