Briken Calja për Vizion Plus: Në Olimpiadë do shkoj si protagonist, jam në super formë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Briken Calja për Vizion Plus: Në Olimpiadë do shkoj si protagonist, jam në super formë

Dy vite më parë, ekzaktësisht në dhjetor 2021 sporti shqiptar dhe në mënyrë të veçantë peshengritja arrinte një prej rezultateve më të mëdha në historine e vet. Briken Calja shpallej kampion bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampion në dygarësh. Dëmtimi në qafë pas këtij suksesi të madh i prishi jo pak planet Briken Caljes, mirëpo peripecite tanimë mund të konsiderohen të kaluara, sikuërse e konfirmoi medalja e bronxit që ai mori në turneun e fundit në nivel botëror që u mbajt në Doha të Katarit.  Calja në një intervistë për Vizion Plus me gazetarin Ervin Sina tha se gara e fundit përmbushi pritshmërite e tij përveçse ishte një detyrim për Olimpik.

Një sportist kërkon gjithnjë edhe më shumë. Me 156 unë kam dalë kampionat bote para dy vitesh. Bëhet fjalë për një rezultat shumë të lartë, 99%. Unë vajta për një testim, dhe duhej edhe kampionati për pjesëmarrje, sepse në Lojrat Olimpike duhet një numër kufizues për 5 kampionate. Pritshmëritë e mia janë pesha 73 që do jetë në kampionatin e ardhshëm në Europian.

E shikoj veten në top formë. Edhe mënyra si punoj është shumë e mirë. Shpresoj dhe besoj fort që do jem pjesë e lojrave olimpike dhe do më shihni së shpejti.

Jam akoma në kohë për të kapur një rezultat. Nuk shikohet Brikeni për dy vite, sepse unë kam pasur një problem shumë të madh që më rrezikon edhe pjesën e karrierës. Unë kam problemin e qafës që më pengoj shumë në këto dy vite.”, tha Calja.

Advertisement

Sportisti më tej shtoi se ka edhe breza të rinj që janë në formë të mirë për të ecur përpara.

Momentalisht ka disa sportistë që pritet të bëjnë rezultat por ja lëmë kohës sepse janë në hapat e parë. Janë 3-4 sportistë që mund të sjelli rezultate”, tha ai./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy