Champions League, Real Madrid bën “gjermanin” eleminon Bayernin me përmbysje, për të gjetur Dortmundin në “Uembli”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Champions League, Real Madrid bën “gjermanin” eleminon Bayernin me përmbysje, për të gjetur Dortmundin në “Uembli”

Ritëm, dyluftime dhe shumë vuajtje, por në fund janë madrilenët ata  që dalin kokë lartë nga “Santiago Bernabeu” duke mposhtur Bayern Munchen me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë ka patur ritëm të lartë loje nga të dyja skuadrat, por asnjëra nga skiuuadrat nuk ka mundur dot të zhbllokojë rezultatin.

Ndëkrohë në pjesën e dytë Alfonso Davies ka kaluar bavarezët në avantazh, duke shënuar një supergol.

Por gëzimi i bavarezëve do të zgjaste vetëm disa minuta, pasi Joselu i futur në pjesën e dytë pas shënimit të golit nga ana e bavarezëve, futet në fushë dhe përmbys gjithçka.

Advertisement

Shënon golin e barazimit në minutën e 88-të, dhe atë të avantazhit në minutën e 91.

Madrilenët tashmë do të shkojnë në finalen e Uemblit për të gjetur sërish një tjetër skuadër gjermane në fushë, Borusia Dortmund.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy