Champions në Tring/ Bayern provon mrekullinë sonte ndaj Manchester City

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Champions në Tring/ Bayern provon mrekullinë sonte ndaj Manchester City

Sonte europa do të njohe edhe dy skuadrat e fundit që do të kalojnë në fazën gjsyëmfinale të champions league.

 

Në të dyja ndeshjet në fakt që do transmetohen ne Tring, rezultatet e sfidave të parë treguan diference mes ekipeve, megjithatë champions është vitrina e skuadrave të mëdha ndaj surprizat janë gjithnjë të pranishme.

 

Advertisement

Për shkak të statures që kanë,  vëmendja më e madhe do të jetë e përqëndruar në Alianz aty ku Bajerni është i therritur në një përmbysje epike, gati të pamundur në leter kundër Manchester Cityt.

Anglezet, skuadër favorite dhe me shumë cilësi fituan takimin e parë 3 me 0 dhe udhëtojnë në Gjermani me objektivin për të mos neglizhuar asgjë. Të paktën referuar deklaratave të Pep Guardioles. Teknilku spanjoll do të ketë të gatshëm Fill Foden pas nderhyrjes në apandesit ndertkohe që Haland, Stones, Rodri dhe de Brojnë janë të fresket fizikisht. Tek anglezet nuk do të ndryshoje asgjë në raport me sfiden e parë.

 

Tek gjermanet nderkohe është kthyer te stervitet Cupo Moting por ka dilema në lidhje me aktivizimin e tij. Jashtë gjithashtu ata që dihen Nojer dhe Lukas Hernandez. Shqetësues tek bavarezet edhe përplasja Sane-mane, që u mbyll me gjobitjen e senegalezit dhe lënien jashtë sfides në kampionat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy