“Champions” në Tring deri në 2027, kompetiocioni më prestigjioz në plaftormën më të dashur të shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Champions” në Tring deri në 2027, kompetiocioni më prestigjioz në plaftormën më të dashur të shqiptarëve

Lajmi më i shumëpritur për të gjithë sportdashësit shqiptarë vjen nga Tring.

Uefa Champions League, kompeticioni më prestigjioz evropian i futbollit, do të transmetohet ekskluzivisht dhe vetëm në Tring për të paktën 3 sezonet e ardhshme, 2024-2027.

Për të katërtën herë radhazi  gjiganti i pay tv në Shqipëri siguron të drejtat ekskluzive për transmetimin e plotë të paketës së ligës së kampionëve, Uefa SuperCup dhe Uefa Youth League, duke sjellë kështu për të gjithë sportdashësit, bashkë me kompeticionet e tjera që zotëron, paketën më prestigjioze sportive në vend.

Të gjitha ndeshjet në Full-High Definition, të gjitha fazat, transmetime live, të disponueshme në në platformat tokësore, satelitore dhe OTT.

Advertisement

Kjo marrëveshje e re e arritur i çon në 12 vitet e transmetimit ekskluziv të Champions League në Tring, duke e shndërruar kështu platformën në shtëpinë e padiskutueshme të kampionëve.

Mbrëmjet e mesjavës do të vishen me ngjyrat e ekipeve të zemrës dhe ekrani i Tring Sport me shkëlqimin e yjeve.

Do të jetë pikërisht 13 shkurti që do të rikthejë mbrëmjet magjike në sezonin aktual, të mbërritur tashmë në një pikë “të zjarrtë” ku ethet e trofeut po bëhen dominuese.

Skuadrat pretendente për t’u shpallur “Mbretër të Evropës” po kristalizohen. Me 1/8 nisin fazat vendimtare me eliminim direkt, siparin e të cilave e ngrenë kampionët në fuqi të Manchester City me suprizuesit e Kopenhagen dhe gjermanët e Lajpcig me “Los Blancos” të Real Madrid, për të vijuar me një rrugëtim drithërues, sfidë pas sfide, deri në finalen e madhe të 1 qershorit, në Wembley Stadium të Londrës.

Advertisement

Për të ndjekur live paketën më të pasur sportive, duhet të nxitoni në të gjitha pikat e shitjes ose online për t’u bërë pjesë e familjes Tring, apo për të rinovuar abonimet ekzistuese, duke përfituar nga oferta e re promocionale e pakrahasueshme, e cila, përveç sportit elitar dhe kontentit të larmishëm, ka edhe një tjetër avantazh të jashtëzakonshëm, është oferta më e favorshme për të gjithë individët dhe familjet./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy