Champions rikthehet sot në Tring, në fushë dy favoritët e mëdhenj Real Madrid dhe Manchester City

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Champions rikthehet sot në Tring, në fushë dy favoritët e mëdhenj Real Madrid dhe Manchester City

Sonte në mbrëmje rikthehen emocionet e mëdha të Uefa Champions League me dy duelet e para të fazës së 1/8. Vëmendja do të jetë e fokusuar në Gjermani dhe Danimarkë, ku do të luhet 90 minutat e para në çiftet Leipzig vs Real Madrid dhe Copenhgan vs Manchester City, dy takime që transmetohen në Tring në orën 21:00.

Në letër sfida më me interes është ajo që vë përballë Realin rekordmen të Europës, përballë Leipzig, modestët gjerman. Madrilenët janë ndër favorite e mëdhenj për fitoren finale në champions dhe vijnë në këtë duel të parë të 1/8 me entuziazmin e suksesit të thellë 4 me 0 ndaj Xhironës në kampionat, sukses që ia ka shtruar rrugën drejt titullit kampion në La Liga.

Los blankos nuk kanë të gatshëm në transfertën gjermane lojtarë si Belingham, Ruger, Alaba, Militao dhe Kurtua, por kjo sipas Ancelotit nuk ndryshon qasjen dhe axhendën e Realit në champions, në kompeticionin më të rëndësishëm sipas tij për këtë klub. Transfertë gjermane në vigjilje nuk ishte e lehte për Realin që fillimisht u detyrua të zbresë në një aeroport tjetër dhe jo në Lapizig për shkak të një greve, dhe pastaj autobusi i lojtarëve u përplas lehtë me një makinë rrugës për në hotel. Në 2022, gjermanët fituan në grupe ndeshjen e parë në shtëpi dhe pastaj u mundën në “Bernabeu” 2 me 0.

Në Danimarkë ndërkohë zbret në fushë Manchester City, kampion në fuqi i Europës. Në letër skuadra e Pep Guardioles është super favorite përballë Copenhganit, skuadër që e ka fituar champioonsin e vet duke qenë se kaloi fazën ë grupeve më rivalë si Bayern, Manchester United dhe Gallatasarai. Anglezët janë në një forme të mirë, ku kanë rikuperuar pikë të rëndësishme në kampionat, e tani janë vetëm 2 pikë larg kreut me një ndeshje për të rikuperuar. Guardiola gjithashtu fërkon duart, pasi janë kthyer në forme pas dëmtimeve emra si De Brojnë dhe Haland. /vizionplus.tv

Advertisement

CHAMPIONS RIKTHEHET SOT NE TRING

NE FUSHE DY FAVORITET E MEDHENJ, REAL MADRID E MANCHESTER CITY

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy