Champios League në Tring/ Sonte përcaktohen dy ekipet e para çerekfinaliste

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Champios League në Tring/ Sonte përcaktohen dy ekipet e para çerekfinaliste

Sonte Europa futbollistike do të njohe 2 ekipet e para cerekfinaliste të Uefa Champions League.

 

Tring do të sjelle ekskluzivisht në orën 21:00 duelet e kthimit Chelsea-Dortmund dhe Benfika-Bryzh.Vëmendja më e madhe natyrisht është e përqëndruar tek përballja e madhe anglo-gjermane në Stamford Brixh.

 

Advertisement

Gjermanet fituan takimin e parë në shtëpi 1 me 0 falë një goli të Adejemit, por suksesi ishte minimalist ndaj sonte kemi një beteje të vërtete në Londër.

 

Ndonëse Chelsea i Graham Poter ka pësuar 6 humbje deri tani në këto dy muaj, bateritë e skuadrës angleze janë të përqëndruara totalisht në champions, aty ku edhe shansi i vetëm për sukses në këtë sezon.

 

Advertisement

Tiago Silva dhe Kante të dëmtuar, Badiashil I paregjistruar në Champions dhe Mount skualifikuar janë problemet me të mëdha për blutë e Londrës.

 

Treshja e sulmit pritet trë formohet nga Joao Felix, Sterling dhe Havertz.

 

Advertisement

Në krahun tjeter Dortmund është në superforme, 10 fitore ne 10 ndeshje të luajtura këtë vit. Rajerson I pezulluar dhe , Kobel dhe Adejemi të dëmtuar shqetësojnë trajnerin Terzic, i cili në balotazh për fazën ofensive ka Julian Brand dhe Rojs për ate që do të jenë në krah të Haller.

 

Chelsea ka 6 fitore në 8 takimet shtëpiake kundër ekipeve gjermane, ndërsa Dortmund ka statistika negative kundër ekipeve angleze në transferte pasi ka humbur të pesta sfidat e fundit.

 

Advertisement

Në Da Luz, Benfica luan përballë Bryzh me sigurine e rezultatit 2 me 0 të siguruar në duelin e parë në Belgjike. Shqiponjat e Lisbones kanë luajtur 10 herë në shtëpi në duelet Europiane kundër rivaleve belge dhe kanë një record mjaft pozitiv 8 fitore dhe 2 barazime. Përjashto ndonjë mrekulli, Benfica është komode në këtë cift.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy