Chelsea dhe Benfica dy ekipet e para çerekfinaliste të Champions League

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Chelsea dhe Benfica dy ekipet e para çerekfinaliste të Champions League

Chelsea dhe Benfica janë dy ekipet e para, që siguruan biletat për në fazën çerekfinale të Champions League.

 

Dueli më i bukur i mbrëmjes së të martës, transmetuar në Tring, ishte ai i Londrës, ku Chelsea fitoi 2 me 0 ndaj Dortmund, duke përmbysur kështu gjermanët, që kishin fituar në shtëpi 1 me 0.

 

Advertisement

Kualifikim mëse i merituar i bluve, të cilët ashtu sikurse edhe në ndeshjen e parë luajtën më mirë sesa kundërshtar. Sidomos në pjesën e parë, kur e bombarduan Dortmundin, duke krijuar raste të shumta për shënim, përfshirë një shtyllë dhe një gol të anuluar për pozicion jashtë loje milimetrik, nga Kai Haverzt. I vetmi kërcënim i miqve, në këtë pjesë, ishte një gjuajtje e Rojs, që u ndal nga portieri Kepa. Në minutën e 43, Chelsea u shpërblye dhe mori avantazhin, pas një goli të shënuar nga Sterling.

 

Fillimi i pjesës së dytë ishte po kaq i mirë për anglezët, të cilët fituan shpejt një penallti, pas një prekje të topit me dorë nga Volf. Havertz në ekzekutimin e parë godet shtyllën, mirëpo sistemi var sinjalizon gjyqtarin për futjen e lojtarëve miq në zonë, para goditjes. Ndaj në përsëritje, Havertz nuk gabon më dhe shënon golin vendimtar. Në fazën finale të ndeshjes, Chelsea uli ritmin, lëshoi terren dhe kjo i dha mundësi Dortmundit të kishte dy raste shumë të mira për ta çuar ndeshjen në shtesë, me anë të Volf dhe Bellingam, por pa ia dalë dot mbanë. Skuadra e Poter mban gjallë shpresat, për të mos hedhur në erë të gjithë sezonin.

 

Advertisement

Në ndeshjen tjeter, asnjë surprizë në suksesin e Benfices kundër Bryzh. Pasi fituan 2-0 ndeshjen e parë në Belgjikë, portugezët mposhtën me goleadë kundërshtarin 5 me 1 edhe në Da Luz, duke vijuar rrugëtimin në këtë kompeticion. Rafa Silva, David Nerez, Zhoao Mario dhe dygolëshi i Goncalo Ramos fundosën Bryzhin në Lisbonë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy