Cilësi teknike e shpërthyes në të djathtë të sulmit; Milan gjen marrëveshjen për blerjen e Chukwueze nga Villarreal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Cilësi teknike e shpërthyes në të djathtë të sulmit; Milan gjen marrëveshjen për blerjen e Chukwueze nga Villarreal

Milan gjen më në fund sulmuesin që dëshironte.  Me përjashtim të surprizave, Samuel Chukëueze së shpejti do të jetë në gjendje të bëhet një lojtar i ri i AC Milan. Në fakt, në orët e fundit ka pasur një përshpejtim të dukshëm  të kuqezinjve në negociatat me Villarrealin.

 

Klubi spanjoll është gati të pranojë ofertën e fundit të Milanit prej 25 milionë plus bonuse. Një kompromis mes 35 milionëve të kërkuara fillimisht nga spanjollët dhe 20 milionëve të vendosura në pjatë nga kuqezinjtë deri më tani. Ardhja e Chukëueze do të hiqtë Milanin përfundimisht nga interesimi për të blerë  sulmuesin e Portos,  Taremi, duke qënë se nuk ka më vend në organike për lojtarë me pashaportë jo nga vendet e BE.

 

Advertisement

Chukëueze është lojtari që mungonte në tabelën e shahut të Stefano Piolit, i cili në fakt i kishte kërkuar ditëve të fundit drejtuesve të tij të bëjnë përpjekje në këtë drejtim. I shpejtë dhe i talentuar me driblime të shkëlqyera, ai konsiderohet nga trajneri i Milanit si alter ego perfekte e Leaos , njeriu në krahun tjetër që do t’i lejojë kuqezinjtë të ndryshojnë më shumë lojën, të jenë edhe më të rrezikshëm në kundërsulm dhe të rrisin shanset për të marrë epërsi numerike në një zonë vendimtare të fushës.

Me ardhjen e tiij Milani do të orientohet drejt pozicionimit të Pulisic në linjën qëndrore. E megjithatë pavarësisht kësaj blerje, skuadra e Milanit do të vazhdojë të qëndrojenë garë deri në ditën e fundit të merkatos për të blerë një zëvëndësues të Giroud në majë të sulmit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy