COVID-19 fut në krizë futbollin kinez, 11 klube pezullohen nga kampionatet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
COVID-19 fut në krizë futbollin kinez, 11 klube pezullohen nga kampionatet

COVID-19 ka shkaktuar një krizë financiare globale dhe të gjitha ekonomitë më të mëdha të planetit janë prekur rëndë.

Në Kinë, vendi nga ku pandemia shpërtheu, pasojat ekonomike po ndihen edhe në futboll.

Sipas mediave kineze, futbolli kinez është në krizë të madhe financiare. Rrogat faraonike që ofroheshin deri para shpërthimit të koronavirusit, tundonin lojtarë të ndryshëm të provonin aventurën kineze.

Advertisement

Por tani shumë klube kineze janë tronditur ekonomikisht dhe kanë hasur vështirë për të paguar rrogat e futbollistëve. Shoqata e Futbollit Kinez, nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka marrë masa të ashpra. Plot 11 klube (katër të divizionit të dytë dhe shtatë të divizionit të tretë) janë pezulluar nga kampionati. Pesë klube të tjera kanë deklaruar falimentimin, mes të cilave edhe Tianjin Tianhai.

Në këtë mënyrë shumë futbollistë jo vetëm që nuk do të paguhen më, por kanë mbetur edhe të papunë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy