“Dyrrah City Academi” nis rrugëtimin, projekti sjell në Shqipëri specialistët e klubit të Manchester City

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Dyrrah City Academi” nis rrugëtimin, projekti sjell në Shqipëri specialistët e klubit të Manchester City

 “Dyrrah City Football Academy”,  një projekt i qeverisë shqiptarë, mbështetur nga klubi i famshëm anglez Manchester City, ka nisur të hedh themelet e para të aktivitetit në vendin tonë. Dy specialistë të njohur të akademisë së këtij klubi Gavi Rods dhe Andy Smith ndodhen në Shqipëri me synim organizimin e disa seancave trajnuese për trajnerët që janë pjesë e shoqatave rajone të futbollit në Tiranë dhe Durrës.

“Jam i lumtur qe po konkretizohet ambicia e qeverise shqiptare dhe kryeministrit Rama per nje Akademi me partneritetin e nje klubi kaq prestigjoz.Për të sjellë akademinë e Manchester City nuk ka qenë e lehtë, por këtë nuk do ta bënim kurrë edhe pa mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit.Për të sjellë kurrikulën e Manchester City-t në Shqipëri, për të treguar në bashkëpunim me Federatën për akademitë e tjera, mënyrën se si duhet të ndërtohet, të funksionojë, për të arritur atje që është ëndrra e të gjithëve se tashmë Shqipëria është kualifikuar në Europian, siç është ëndrra duhet të vazhdojë”

Administratori i “Dyrrah City Football Academy”,  zbuloi hapat e radhës të ndërtimit të akademisë, e cila do të synojë të thithe elementet më cilësore jo vetëm nga vendi, por pse jo edhe nga rajoni, duke pasur si garanci mbështetjen e një klubi kaq të madh, sikurse kampionët e Evropës në fuqi.

“Nga prilli e ne vazhdim do ti japim mundësinë, fëmijëve dhe lojtarëve të zonës së Tiranës, Durrësit dhe më gjërë të stërviten, ta provojnë veten me trajnerët e Manchester Cityt. Regjistrimet do te nisin ne muajt ne vijim dhe me pas ne shtator do jemi gati per te marre pjese ne kampionatet e moshave.Besoj është një dhuratë e bukur për të gjithë ata që kanë pasion futbollin. Do citoja njërin nga trajnerët i cili sot kur mbajti fjalin tha se në të Manchester Cityt krenohemi me Phil Foden si flamurin tonë dhe mezi po presim të zbulojmë Phil Foden-in shqiptar”, shprehet Gjergji Ndoci, Administrator i”Dyrrah City Footbal Academy”.

Advertisement

Sekretari i FSHF, Ilir Shulku shtoi se vëmendja e Manchester City për të mbështetur një akademi në vendin tonë tregon interesin që ka futbolli shqiptar.

“Kjo tregon që futbolli shqiptar është në rrugën e duhur, është zhvilluar shumë dhe jo më kot Manchester City ka ardhur në Shqipëri, ka parë që futbolli po zhvillohet, po ecën përpara dhe jo rastësisht kemi shkuar edhe në Europian, me ndeshje dinjitoze dhe të përfaqësohemi shumë mirë në Europian, që është ëndrra e të gjithë shqiptarëve”, theksoi ai.

Fillimisht ky projekt fokusin do ta ketë tek ngritja dhe konsolidimi i akademisë duke nisur nga moshat 9 vjeç me ambiente stërvitore bashkëkohore, më pas faza tjetër përmes me interesin për të pasur një ekip profesionist që do të nisë të përfaqësohet nga nivelet e ulëta të futbollit shqiptar./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy