Europa “makth” për Milanin, PSG e mund 3 me 0

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Europa “makth” për Milanin, PSG e mund 3 me 0

Europa është një makth për Milanin në këtë edicion. Kuqezinjtë mirën një goditje të rëndë në Paris ndaj vendasve në duelin e trete në grup duke u mundur 3 me 0, një disfatë që ia bën edhe më të vështirë kualifikimin. Mbappe fitoi duelin në distancë me Leaon, ndërsa PSG kryeson tanime grupin me 6 pikë.

 

Pas një starti të zjarrte me dy yjet protagonist me tentative për të shpërthyer nga krahet, ai që bën diferencen dhe shënon në minutëne  32 është kampioni vendas Kilian Mbappe, I cili përmes një driblimi dehes kalon Kalulun dhe mposht edhe portierin Menjon.

 

Advertisement

Mbrojtja me milanit është në një ditë të tmerrshme dhe kjo faktohet edhe në fillimin e pjesës së dytë kur Kolo Muani shënon edhe golin e dytë për parizienet.

 

Kuqezinjte dorëzohen shpejt në Park de prins, krijojnë vetëm 2-3 momente të rrezikshme, por pa mundur dot të mposhtin Donarumen.

 

Advertisement

E nga ana tjetër Majk Menjon pas disa pritjeve të tjera dorëzohet në fund duke marrë edhe golin e trete nga Li Kang.

 

Ky grup është bërë edhe më I koklavitur pas fitores së Dortmund në Angli kundër Njukasel me rezultatin 1 me 0. Nmecha ne fundin e pjeses se parë I dha suksesian e madh Dortmundit që ndaj vendin e dytë me 4 pikë me Njukasell ndërsa Milani është I fundit me 2 pikë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy