Europa “mban frymën”; sonte luhet dueli legjendar i Champions, Liverpool-Real Madrid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Europa “mban frymën”; sonte luhet dueli legjendar i Champions, Liverpool-Real Madrid

Europa futbollistike mban frymën sonte. Champions League do të luajë aktet e para të 1/8 edhe në 2 çifte të tjerë, të cilat do të transmetohen në Tring ne oren 21:00.

 

Vëmendja kontinentale është e gjitha e fokusuar në duelin legjendar Liverpul-Real Madrid, ndeshje që premton spektakël, ndonëse në kampionatet respektive ekipet nuk po tregojnë formën e tyre më të mirë.

 

Advertisement

Në fushë janë 20 trofe në total në historinë e këtij kompeticioni, por jo vetëm. Kemi të bëjmë më një duel të finalistëve në fuqi të Championsit në vitin 2022 në Paris, sfidë e cila u fitua 1 me 0 nga madrilenët.

 

Sonte në Anfilld, të kuqtë do të provojnë hakmarrjen, ndonëse ajo nuk do të marrë kuptimin e plotë, duke qenë se kjo është vetëm ndeshja e parë, e cila nuk e vendos kualifikimin. Sidoqoftë, 90 minutat sonte në Angli mund të na japin një indicie se cila nga ekipet mund të kualifikohet në çerekfinale.

 

Advertisement

Probleme me formacionet në të dyja skuadrat, teksa tek Liverpool janë konfirmuar mungesat e Luis Diaz, Ibrahima Konate, Thiago Alcantara e Calvin Ramsay. Gjasat janë që Salah dhe Gakpo të mbështesin njërin mes Darvin Nunjez ose Diogo Zhota.

 

Në krahun tjetër, Ancelotit i mungojnë dy yjet e mesfushës Toni Kros dhe Tchuameni që zëvendësohen  ngaSebajos dhe Kamavinga.

 

Advertisement

Në sulm e zakonshme, treshja, Valverde, Benzema dhe Vinisius. Në 8 takimet e luajtura në Champions, Liverpul ka fituar 3 herë dhe Real Madrid 5.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy