Real-Man.City, Europa “mban frymën”/ Sonte në “Bernabeu” përcaktohet finalisti i dytë i Champions

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Real-Man.City, Europa “mban frymën”/ Sonte në “Bernabeu” përcaktohet finalisti i dytë i Champions

UEFA Champions League përcakton sonte finalisten e dytë që do t’i bashkohet Liverpulit në duelin e madh të vitit në 28 maj në Paris. Real Madrid dhe Manchester City përplasin brirët në një duel spektakolar, i cili në sfidën e parë në Angli prodhoi 7 gola dhe shumë emocione.

 

Sonte në “Bernabeu” është e përqendruar vëmendja e gjithë botës futbollistike, pasi luajnë dy ekipe të cilat garantojnë lojë të bukur dhe shumë ofensive. Pep Guardiola deklaroi se skuadra e tij duhet të luajë edhe më mirë sesa fitorja 4 me 3 e ndeshjes së parë në mënyrë që të siguroje një vend në finalen e Champions.

 

Advertisement

“Qytetarët” nuk kanë probleme me organiken, dhe tekniku spanjoll duhet të përzgjedhë më të mirët për këtë duel të madh. Në sulm me gjasë Guardiola do t’i besojë treshes Foden, Mahrez dhe Bernardo Silva të mbështetur nga njeriu më i rëndësishëm i anglezeve, Kevin de Brojne. Ndërkohë në kampin madrilen janë ende nën shijen e suksesit të kampionatit, aty ku Real Madrid u shpall kampion para kohe dhe me shumë lehtësi.

 

Anceloti, arkitekt i këtij suksesi beson se skuadra e tij mund t’ia dalë edhe në Champions, ndonëse sipas teknikut italian duhet ndeshja perfekte përballë makinerisë së Pep Guardioles. Tek “Los Blankos” mungesa më e rëndësishme është David Alaba, ndërsa në sulm vëmendja është e gjitha tek Karim Benzema,njeriu që ka marrë përdore Realin në këtë edicion në kampionat dhe Champions.

 

Advertisement

Supersfida e mbrëmjes së sotme do të transmetohet në Tring ne orën 21:00.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy