Finalja e superkupës së Italisë/ Milan dhe Inter përballen në Arabinë Saudite

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Finalja e superkupës së Italisë/ Milan dhe Inter përballen në Arabinë Saudite

Inter dhe Milan luajnë sonte finalen e superkupës së Italisë. Derbi i Madoninës do të zhvillohet në Arabinë Saudite teksa të dyja ekipet do të kërkojnë të ngrenë lartë trofeun e lakmuar.

 

Ky do të jetë Derbi i 234-të me zikaltërit që kanë fituar 85 dhe kuqezinjtë 79, megjithatë të dyja ekipet janë ndeshur vetëm njëherë në finale të superkupës, në gusht 2011, kur kuqezinjtë fituan 2-1.

 

Advertisement

Interi triumfoi vitin e kaluar në finalen e luajtur në San Siro përballë Juventusit 2 me 1 dhe do kërkojë që të mbrojë trofeun e fituar gjë të cilën për herë të fundit e kishte bërë në vitin 2006.

 

Nga ana tjetër Milani nuk e fiton superkupën nga 2017 dhe do të kërkoj rikthimin e trofeut ne kampin kuqezi. Ekipet vijnë nga forma të ndryshme ku Milan në dy ndeshjet e fundit në kampionat është ndalur në dy barazime për ballë Leces dhe Romës, teksa u eliminua dhe nga kupa nga Torino vetëm 1 javë më parë.

 

Advertisement

Nga ana tjetër zikaltërit kanë një ecuri më të mirë në 5 ndeshjet e fundit me 4 fitore dhe vetëm një barazim. Të dy trajnerët janë treguar optimist duke besuar në skuadrat e tyre pavarësisht se Derbi është gjithmonë i paparashikueshëm.

 

Milan pritet të zbresë në fushë me Tatarusanu; Kalabria, Tomori, Kjaer, Hernandez; Bennacer, Tonali; Saelemaekers, Diaz dhe Leao, ndërsa Interi me Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Gagliardini, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Martinez dhe Dzeko.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy