Fury konfirmon ofertat e majme për duelin me Joshuan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tyson Fury ka konfirmuar më në fund se bisedimet për meçin e peshave të rënda me rivalin Anthony Joshua janë duke avancuar dhe ka thënë se oferta të mëdha janë në tavolinë nga shumë qytete që dëshirojnë të jenë nikoqir të ngjarjes.

Dy boksierët britanik pritet të përballen dy herë brenda vitit 2021.

“Mora disa lajme të mëdha, tri-katër oferta të mëdha janë në tavolinë”, ka thënë kampioni i WBC-së në rrjetet sociale të premten në mbrëmje.

“Ka interesim nga Arabia Saudite, Katari, Uzbekistani, Rusia, Amerika, Anglia. Ka oferta shumë të mëdha në tavolinë. Do t’i shqyrtojmë të dielën dhe shpresoj se do ta kemi këtë luftë të madhe dhe më lejoni që ta shkatërroj kundërshtarin. Ky njeri i padobishëm, sepse kur të jem përballë tij, do ta shkatërrojë”, ka thënë Joshua.

Advertisement

Edhe pse përballja e titanëve të boksit pritet të ndodh jashtë Mbretërisë së Bashkuar, vaksinimi i shpejtë i popullsisë e ka hapur mundësinë që ky meç të zhvillohet në Londër.

“Dua që t’i shoh Anthony Joshuan dhe Tyson Furyn. A nuk do të ishte e jashtëzakonshme që t’i shohësh dy kampionë të boksit që luftojnë para tifozëve të vet? Do Do të bëjmë çmos që ta përkrahim Eddien. Nëse Eddie (promoteri i Joshuas) dhe ekipet, dëshirojnë që të ballafaqohen në Londër, jemi gati”, ka thënë i pari i Londrës, Sadiq Kahn.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy