Gati nderon Juventusin, bardhezinjtë fitojnë në minutën e ’94, marrin kreun e Seri A

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gati nderon Juventusin, bardhezinjtë fitojnë në minutën e ’94, marrin kreun e Seri A

 

Nga Ervin Sina 

 

Juventus me vështirësi dhe me fatin më vete ia doli të thyeje tabunë Monza në kampionatin italian, kundërshtar që e kishte mposhtur edicionin e kaluar dy herë skuadrën bardhezi.

Advertisement

 

Suksesi 2 me 1 i siguruar vetëm në frymën e fundit në transfertë në hapjen e javës së 14 të kampionatit Italian, i dha mundësi skuadrës së Alegrit që të marrë përkohësisht vendin e parë në renditje me 33 pikë, 1 më shumë sesa Interi, me zikaltrit që luajnë të dielën në mbrëmje supersfidën e tyre ndaj Napolit.

 

Ndeshje e nisur me episode të rëndësishme në  U-Pauer, me Juventusin që fitoi menjëherë një 11-metërsh, por Vlahoviç u ndal nga një super Di Gregorio edhe në tentativën e parë edhe në të dytën kur topi iu kthye në lojë.

Advertisement

 

Mirëpo në goditjen nga këndi që pasoi bardhezinjtë shënuan golin e avantazhit përmes një gjuajtje me kokë të Rabio. Pavarësisht dëshirës së vendasve dhe një moment me Kolpaninin ishte Juventus që shkoi shumë më afër golit të dytë me Gatin dhe pastaj sërish Rabio, e përpos kësaj pjesa e parë u mbyll  1 me 0.

 

Në të dytën Monxa ishte dukshëm më mirë, e zhvendosi lojën edhe më tepër në gjysmëfushën mike, mirëpo rreziqet më të mëdha i krijoi zonja e vjetër me anë të Vlahoviç dhe Kiezes.

Advertisement

 

Minutat e fundit e bëjnë më kërkuese Monxën, e cila krijon disa mundësi me Diambrosion dhe Dani Moten, përpara se rezultati të barazohej në minutën e 91 nga Valentin Carboni në një gjuajtje nga distanca.

 

E megjithatë makthi i një tjetër ndalese ndaj Monxës do të shuhej ne minutën e 94 kur shërbimi i Rabio nga e djathta u shfrytëzua nga Gati, i cili në dy kohë realizoi golin që i dha jetë festes së madhe juventine në transfertë.

Advertisement

 

Sot është radha e Lacio dhe Milanit në mesin e ekipeve pretendente për të zbritur në fushë, ndeshje të cilat si zakonisht transmetohen në Tring./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy