Interi fiton në frymën e fundit/ Zikaltrit mposhtën 4 me 3 Fiorentinën. Milan thyen Monzan 4 me 1 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Interi fiton në frymën e fundit/ Zikaltrit mposhtën 4 me 3 Fiorentinën. Milan thyen Monzan 4 me 1 

Seria A luajti mbrëmë javën e saj të 11 ku spikati kryendeshja mes Fiorentinës dhe Interit. Zikaltrit vinin në këtë ndeshje me mungesat e Lukaku dhe Brozoviç.

 

Pavarësisht kësaj, të besuarit e Simone Inzhagit e nisën mjaft mirë takimin ku vetëm pas dy minutash lojë, Nokolo Braela kaloi në avantazh të tijtë, pas një pasigurie në mbrojtjen vendase. Fiorentina tentoi të përgjigjej, por në momentin e tyre më të mirë ishte sërish Inter këtë herë me Lautaro Martines, që pas një aksioni personal dyfishoi shifrat.

 

Advertisement

Kur mendohej se tashmë tre pikët ishin në kasafortë, vendasit rihapën takimin pas një penalltie të akorduar nga kryesori me ndihmën e Var.

 

Pjesa e parë u mbyll me këto shifra ndërsa në të dytën do të vinte dhe surpriza.

 

Advertisement

Jonatan Ikone i inkuadruar në fushë pas lëndimit të Gonzales barazoi shifrat për Vjolët duke ndritur në peshë stadiumin. Gjithsesi ndërrimet e trajnerit Zikaltër sollën frenimin  e ekipit Zikaltlër, i sapofuturi Dzeko shërbeu një top mjaft të mirë për Lautaro, i cili rrëmbeu një penallti të cilën e ktheu në gol po vet. Ndeshja vijoi me aksione dhe nervozizëm, ndërsa Interi u përpoq që me zëvendësimet e bëra të ruante avantazhin. Befasia ndodhi në minutën e 90, kur serb Joviç i shpëtoi mbrojtjes Zikaltër brenda zone, duke mposhtur Onanën dhe barazuar shifrat në 3 me 3. Kur nuk pritej ishte sërish Inter, që do të godiste këtë herë me Mkitarian, i cili në të 96-tën pllakosi në heshtje Artemio Frankin.

 

Tre pikë shumë të vyera të siguruara në frymën e fundit këto për Zikaltrit në luftën e tyre për titull me Milanin.

 

Advertisement

Këta të fundit mposhtën me herët 4 me 1 Monzan në San Siro me golat e Diaz, Origi dhe Leao, për miqtë shkurtoi përkohësisht në 3 me 1 me një gol spektakolar të Ranokias.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy